Në një nga zonat e gjelbra të vendit, saktësisht në Bulqizë, sot është konstatuar një rast me Covid-19.

Burime bëjnë me dije se i infektuari është një 56-vjeçar, i cili ka ardhur i infektuar mbrëmë nga spitali QSUT Tiranë. Ndërkohë nga hetimi epidemiologjik janë marrë masa siç parashikon ligji i sëmundjeve infektive dhe rasti është në ndjekje në vazhdimësi, ku është bërë dhe karantinimi i familjes, pasi personi ka patur kontakte me familjarët e tjerë.

Sqarojmë se personi në fjalë është infektur pranë spitalit QSUT dhe çuditërisht personi është nxjerrë dje nga spitali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA