Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u lirua nga spitali pas shërimit nga koronairusi i ri (COVID-19).
Peskov u tha gazetarëve se ai do rrijë në shtëpi dhe të vazhdojë të punojë në karantinë shtëpiake deri në një kohë dhe pastaj gradualisht do të kthehet në punë.
Ai rezultoi pozitiv me COVID-19 pas testimit më 12 maj para se të shtrohet në spital me simptome serioze.
Peskov është zyrtari i katërt i shëruar nga gjashtë zyrtarët e lartë të prekur nga koronavirusi, përfshirë Kryeministrin Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lymiova dhe ministrin e Arsimit, Valery Falkov.
Megjithatë, dy figura të larta, ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev dhe zëvendësi i tij Dmitry Volkov, janë nën mbikëqyrje mjekësore në spital pasi u diagnostikuan me virus.
Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka tejkaluar shifrat 350 mijë të hënën, pasi u regjistruan 8.946 raste të reja duke çuar numrin e përgjithshëm në 353.427, me 92 vdekje të tjera për të rritur në 3.633 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
Po ashtu janë regjistruar 118.798 të shëruar, përfshirë 5.499 që nga e diela.
Rusia ka vazhduar me përpjekjet e saj për testimin masiv, në një përpjekje për të zbuluar virusin në fazat e hershme kur është më pak ngjitës. Deri më tani, janë kryer deri në 8.9 milionë teste në vend, ndërsa më shumë se 287 mijë janë nën mbikëqyrjen mjekësore me infeksione të dyshimta.
Megjithë masat e rrepta, përfshirë bllokimin e kryeqytetit Moskë, ndalimin e hyrjes për të huajt dhe personat pa shtetësi dhe pezullimin e trafikut ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor, Rusia është vendi i tretë më i goditur për sa i përket numrit të rasteve, pas SHBA-së dhe Brazilit.
Top Channel