Karantina/ U kërkoi të shkonin në shtëpi, adoleshentët dhunojnë policin

22/05/2020 21:36

Disa adoleshentë, kanë tallur dhe dhunuar një oficer policie, teksa ky i fundit i “kërkoi llogari” se përse kishin thyer karantinën.

Ngjarja ka ndodhur në parkun West Byfleet të Londrës. Raportohet se policia ka parë një grup adoleshentësh, të cilët qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit në prak. Në këto moment, ai ka ndërhyrë dhe i ka këshilluar që të shkojnë në shtëpi, ose në të kundërt do t’i gjobiste. Por adoleshentët, kanë injoruar thirrjen e tij dhe janë filmuar teksa e dhunojnë efektivin. Polica njofton se tre persona janë arrestuar, dy prej të cilëve të mitur.

“Një grup të rinjsh të cilët kishin shkelur udhëzimet e vendosura për COVID-19, kanë dhunuar një oficer policie, sepse ky i fundit i kërkoi që të shkonin në shtëpi. Oficeri është dërguar në spital me lëndime të lehta në dorë dhe kokë. Policia ka arritur të kapë autorët dhe ata tashmë do të përballen me drejtësinë”, njoftoi Departamenti i Policisë në Londër.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA