43 vjeçarja burgoset 155 vjet për sulm të tmerrshëm seksual ndaj të resë

22/05/2020 19:08

Një video e rëndë abuzimi seksual që ka qarkulluar në rrjetin Facebook përmbante informacione të mjaftueshme për të burgosur përjetë personin që e realizoi.

Elizabeth Haway, nga West Virginia, SHBA, u dënua me një total prej 155 vjet burg për atë që gjykatësi quajti “një nga rastet më të tmerrshme e më të liga që kam parë”.

Rasti nisi të shpalosej kur detektivi Steve Sommers u njoftua për një video të rëndë abuzimi që po shpërndahej në rrjetin Messenger, ku një grua e rritur kryente akte seksuale ndaj një të miture që nuk është identifikuar publiksht.

Sommers siguroi një mandat kontrolli ndaj Facebook, duke i detyruar të dorëzojnë të dhënat e Haway, çka zbuloi se kjo nuk ishte video e vetme që ajo kishte postuar.

Megjithse fytyra e Haway nuk shihej në pamje, hetuesit zbuluan detaje të mjaftueshme për të përcaktuar se ajo ishte autorja.

Ajo u dënua me 25 deri në 100 vjet burgim për dy sulme seksuale të gradës së parë, 25 vjet burgim për abuzim seksual të gradës së parë, dhe për incest në rolin e prindit apo kujdestarit.

Sipas autoriteteve ajo do të jetë rreth 88 vjeç kur të ketë të drejtën për të aplikuar për liri me kusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA