Shumë sindikata futbollistësh në Evropë shfaqën shqetësime për rikthimin e kampionateve pas një pauze të gjatë të shkaktuar nga pandemia coronavirus.
Por dita e parë e Bundesligës post-emergjencë regjistroi të dhënë inkurajuese që e venitin në një farë mënyre këtë shqetësim dhe që tregojnë se është e mundur që skuadrat të kthehen në fushën e lojës dhe të luajnë me ritme të mira, pa probleme dhe me rezultate shpesh të përmirësuara. Kështu, të dhënat e mbledhura në Gjermani kanë treguar se në fushë është shfaqur më shumë atletizëm dhe më shumë saktësi në pasime.
Statistikat individuale të lojtarëve kanë qenë në nivelet e zakonshme me skuadrat që kanë përshkruar 116 km për ndeshje, por duke regjistruar vlera më të larta në shpejtësi dhe intensitet. Por një diferencë u vu re në fushë, kjo në aspektin e kontaktit fizik. Jo vetëm që është gjuajtur e shënuar ma pak, por lojtarët u kursyen edhe te përplasjet mes tyre, e sidomos ka një rënie në driblime me 25% nga 38.5 për ndeshje në 29 dhe kjo për të evituar kontaktet tepër të afërta me kundërshtarët. Një tjetër e dhënë që është publikuar ka bërë që të reflektohet në lidhje me ndikimin e publikut në performancën atletike.
Në ndeshjet e Bundesligës të zhvilluara me dyer të mbyllura u regjistrua një rritje e kohës efektive të lojës në të gjitha fushat, nga 55.6 në 57.7 minuta me lojtarë të ndryshëm që u shprehën se ndiheshin më pak të lodhur se zakonisht për shkak të numrit më të ulët të ndërprerjeve të lojës. Pra skuadrat humbën më pak kohë për faulla, protesta, dëmtime edhe pse u rrit numri i ndëshkimeve me karton të verdhë dhe kjo tregon ndikimin e publikut gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Por jo vetëm kaq, fundjavën e kaluar vetëm Borussia Dortmund fitoi në shtëpi, në ndeshjet e tjera u regjistruan 5 fitore të skuadrave udhëtuese dhe 3 barazime.
Top Channel