Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte e ftuar ish-atletja Klodiana Shala.
Klodiana ka zbuluar në të kaluarën se ruan një raport miqësie, me kampionin atletik, Usain Bolt. Pak ditë më parë, Bolt dhe partnerja e tij Kasi J. Bennett mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë, një vajzë.
E pyetur nga moderatori Flori Gjini, nëse e ka uruar atletin për lindjen e vajzës.
Klodiana u përgjigj se po, e ka uruar dhe ka marrë përgjigje prej tij. Më tej ajo shtoi se, ylli i futbollit Lionel Messi dhe Usain Bolt, janë shumë të mirë. Ndërsa për rivalin e Messit në futboll, Cristiano Ronaldon, u shpreh se është “pupupu”.
“Po i shkruajta Usain Bolt dhe më ka kthyer përgjigje. Unë e kam thënë që Messi dhe Usain Bolt janë mjaft të mirë, por Ronaldo është pupupu”, tha Klodiana.
Top Channel