NASA po përgatitet për nisjen e misioneve me njerëz drejt Marsit rreth vitit 2030 por ka nevojë për një mënyrë për të mbrojtur astronautët e saj nga niveli i lartë i radiacionit dhe efektet e mikrogravitetit.
Prandaj për të mbijetuar në sipërfaqen e planetit të kuq, ekspertët thonë se kolonizatorët mund të detyrohen të modifikojnë përbërien e tyre gjenetike.
Këto sfida ishin objekti i një video-konference të rëndësishme me titull “Sfidat e kolonizimit të hapësirës” të mbajtur në ‘Lunar and Planetary Institute’, në Houston, SHBA.
Astrobiologia Kennda Lynch, tha se inxhinieria gjenetike dhe teknologji të tjera ta avancuara “do të duhet të përdoren nëse duam vërtet të jetojmë në mars, të punojnë e të lulëzojmë atje në mënyrë të përhershme”.
“Prandaj këto teknologji do të jenë kritike, ose të paktën të nevojshme”, shtoi ajo.
Ata thanë se puna po vijon për dy mundësi modifikimi gjenetik për njerëzit.
Lynch shtoi: “Ka disa gjëra që mund ë na ndihmojnë në prodhimin e asaj për çka kemi nevojë, për materialet e ndërtimit të habitateve tona. Studiuesit po punojnë për to”.
Puna gjenetike e nisur ka të bëjë me injektimin e ADN së mikroorganizmave ‘tardigrade’, të cilat mund të mbijetojnë në ambjente pa ajër dhe mund të rezistojnë ndaj sasive më të mëdha të radiacionit.
Christopher Mason, i shkollës mjekësore Weill Cornell në New York City tha në konferencë se NASA do të përdorë pajisje për mbrojtjen e astronautëve dhe në të ardhmen do të provohet dhe modifikimi gjenetik.
Dr Mason, i cili ka studiuar efektet e fluturimit hapësinor të astronautit Scott Kelly, tha: “Mendoj se nëse është një mision mjaftueshëm i gjatë, diçka e tillë duhet bërë, nëse është e sigurtë, por këtë nuk mund ta themi ende. Tardigrade-t janë një rezervuar natyral tiparesh biologjike të mrekullueshme, disa prej të cilave mund të përdorim”.
Dr Mason shtoi se modifikimi gjenetik do të ishte thelbësor për njerëzimin, siç do të ishte eksplorimi i hënës së Jupiterit, Europa, e cila ka një oqean gjigand poshtë guaskës së saj të akullt.
“Nëse arrijmë aty ndonjëherë, trupi i njeriut do të ishte i pjekur nga radiacioni, prandaj na nevojitet çdo lloj mburoje e mundshme,” tha Mason.
Top Channel