“Çfarë nuk do të dëshiroje, të shikonte djali kur të rritej?”/ Ja si përgjigjet reperja e njohur Gjira

20/05/2020 19:13

Reperja nga Kosova Argjiro Kajtazi, e njohur ndryshe si Gjira, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Reperja, ka qëndruar 5 vite larg vëmendjes së medias. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur disa ndryshime në jetën e saj, është martuar, si edhe para një viti ka sjellë në jetë djalin e saj, Maël. Ndërkaq, Gjira rrëfeu përjetimet ku festoi ditëlindjen e parë të djalit. Zbuloi të gjithë paragjykimet që ka ndeshur gjatë karrierës si këngëtare dhe arsyen se përse nuk ka realizuar më videoklipe.

“Kjo më ka penguar sepse skam pasur mundësi të bëj një festë të madhe, siç e kisha menduar. Besoj që atë ditë çdo nënë është pak melakolike. Është ditë shumë e mërzitshme, kam qenë më shumë emocione atë ditë. (Bieta: Përse përkohësisht hequr dorë nga muzika)Është një dilemë që e kam dhe unë vetë. Është një muhabet shumë i thellë. Ka disa njerëz që i pëlqen fama. Por ka dhe disa ë tjerë që nuk e preferojnë. Unë kam dalë 22 vjeçe në skenë dhe ka pasur shumë paragjykime. Të publikoja atë muzikë, atë kohë ishte e vështirë. Kam qenë në taksi dhe më tha taksisti se përse i mban flokët e shkurtra. Ka pasur shumë paragjykime ndaj femrave atë kohë. Unë mendoj që pavarësisht se je nënë apo pozitë tjetër, gjithmonë do të jesh e gjykuar. Unë jam ende e re dhe do të jem ajo Gjira që jam.

Unë normal dua të jem një shembull për djalin tim, por nuk është se do të ndryshoj.(Bieta: Çfarë nuk do të dëshiroje të shikonte djali kur të rritej?) Gjëja e mirë është që unë e kam krijuar atë imazh, jo me zhveshje, s’ka qenë seksi tek unë në fokus, nuk mendoj se ka ndonjë gjë që unë si Gjirë, të kem bërë  për të më ardhur turp. Por muzika është tjetër, e folura është tjetër. Të shprehesh pak më ashpër është mirë”, tha Gjira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA