Fiks Fare trajtoi problematikën e ngritur nga 118 punonjës të fasonerisë Lorenco Shpk, Korçë. Ata kanë humbur të drejtën e pagës së luftës, pasi ekonomisti i subjektit ka aplikuar 4 ditë me vonesë. Afati i fundit sipas VKM-së ishte data 10 prill, dhe aplikimi nga ana e tij është bërë me 14 Prill, ndërkohë që shkëputjen e punëtorëve nga puna dhe sigurimet e kishte bërë me datë 10. Kryeministri në media ka deklaruar që do të shqyrtohen edhe këto raste por nuk ka akoma një vendim të shkruar.

Sipas ekonomistit Niko Jorgo,  ai ka zbatuar ligjin por drejtori i Tatimeve Korçë thotë që është pikërisht kjo vonesë që i ka penalizuar punëtorët. Megjithatë sipas udhëzimeve verbale që kanë marrë nga drejtoria e përgjithshme dhe deklaratat e Kryeministrit të vendit në media, po shikohet mundësia që të shqyrtohen edhe këto raste. Por vendim me shkrim nuk ka akoma.

Në një intervistë për Fiksin punëtorët thonë se duan pagën e luftës, “nuk është faji jonë që punëdhënësi ka aplikuar jashtë afateve, ai na ka mohuar të drejtën e pagës së luftës.” Ata thonë që janë ankuar në të gjitha institucionet shtetërore, por nuk kanë marrë një përgjigje. Për gjithë muajin prill, nga data 4 kur është bërë shkëputja e deri në fund ata nuk janë paguar. Në punë janë rikthyer vetëm 40 punonjës nga 118, pjesa tjetër janë akoma në shtëpi dhe presin o pagën e luftës o asistencën. Sipas tyre mungesa e eksporteve dhe lëndës së parë gjatë pandemisë Covid 19 ka sjellë këtë problematikë. Ata duan që kërkesa e tyre për pagën e luftës të merret në konsideratë, pasi nuk është faji i tyre që punëdhënësi ka aplikuar me vonesë.

“Unë kam zbatuar ligjin, punonjësit janë  hequr nga skema e sigurimeve me datë 4, unë sipas ligjit kisha 10 ditë kohë që t’i deklaroja si të larguar.” pohon ekonomisti.

Niko Jorgo pretendon se nuk e kanë marrë  me shkrim njoftimin për aplikimin për pagën e luftës, ndaj kanë aplikuar me vonesë. Ai thotë që ka zbatuar ligjin, Kodin e Punës i cili sipas tij e ka të përcaktuar qartë fashën prej 10 ditësh kur ai ka të drejtë të deklarojë punonjësit e larguar. Fakti që nuk ja kanë sjellë më shkrim për aplikimin e pagës së luftës ka sjellë edhe këtë probelmatikë. “Megjithatë ne sërish kemi aplkuar edhe pse me vonesë. Tatimet aty i kanë emrat le t’i miratojnë” thotë ai.

Fiks Fare kontaktoi edhe me Drejtorin e Tatimeve Korçë, Thoma Tontonozi. Gjatë intervistës ai pranon që verbalisht edhe atyre u është referuar që do të shqyrtohen këto raste, edhe nga drejtoria e përgjithshme por ende nuk ka asgjë me shkrim. Në rastin në fjalë fajin e ka subjekti, një përfaqësi e subjektit është takuar prej tij dhe është sqaruar. Ai thotë se ekonimisti është në rregull me ligjin, por është në shkelje të VKM-së për pagën e luftës ku ështe e përcaktuar qartë që alikimet do të mbylleshin më datë 10 Prill. “Ne jemi të detyruar t’i zbatojmë këto udhëzime deri sa të kemi një të dytë me shkrim” përfundon drejtori i tatimeve Korçë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA