Ndryshe nga 2019, viti 2020 është shumë i mbarë për prodhimin e energjisë në Shqipëri.
Sipas të dhënave në liqenin e Fierzës ka një rezervë ujore shumë premtuese dhe më të lartë jo vetëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar por edhe me mesataren shumëvjecare. Sipas të dhënave të mbledhura deri më 18 maj niveli në Hidrocentralin e Fierzës është në kutoën 292.42 metër mbi nivelin e detit, ndërsa rezerva energjitike rreth 1222GWh, ose 236 GWh më shumë krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 116 GËh më shumë, krahasuar me mesataren shumëvjecare. Hidrocentralet e Kaskadës së lumit Drin po administrohen nga KESH në një regjim optimal shfrytezimi, në perputhje të plotë me parashikimet e Rregullorese Menaxhimit të Plotave. Prodhimi ditor i energjisë është rreth 3,4 milionë KWh.
Top Channel