Jemi në Tiranën e fundviteve ’80. Një student burgoset.

Këtu zë fill një rrëfim tronditës, me një ngjitje mahnitëse deri në mbyllje të librit. Hija e ankthit bie dhe mbi miqtë e tij. Shpresat fiken. Ka tension, ka humor, ka zymtësi nëpër qytet por edhe në rrethinat ku lëvizin personazhet. Si prani e moshës së rinisë ka dhe caste të bukura jetësore, personazhe pot gjallëri, disa prej tyre me identitet të vërtetë.

Përtej rrëfimit të autorit, ndonjëherë me nota surreale, romani është dhe një dëshmi, thuajse historike e dridhjeve nëpër të cilat kaloi Shqipëria në prag të shndrimit të madh. Cfarë e kë bërë autorin të frymëzohet? Është kjo një ngjarje e vërtetë apo fiction? Cfarë i bën shkrimtarët tanë të shkruajnë për ngjarje që kanë të bëjnë me historinë e së kaluarës komuniste në Shqipëri? Autori i librit Arbër Ahmetaj shpjegon për Vitrinën e Librit, të papriturat e ngjarjes.

Për dijeni të lexuesit duhet të shtoj në fakt se ky është një libër që të mban mbërthyer derisa ta mbarosh jo vetëm për hisorinë që mbart por dhe për disa karaktere që janë zgjedhur të bëhen pjesë e tij. “Procesi” është një libër i ri në libraritë e Tiranës, dhe ne e zgjedhim si një këshillim i mirë për lexuesin shqiptar!

Detaje të librit

Titulli: Procesi: 3k/1988
Kategoria: Novel
Autor: Arbër Ahmetaj
Botues: Skanderbeg Books
Viti: 2019
Faqe: 184
ISBN: 978-9928-221-34-6

Top Channel