Vietnami përpiqet të shpëtojë pacientin britanik për të evituar vdekjen e parë nga pandemia

16/05/2020 15:49

Vietnami ka nisur të bëjë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetën e pacientit të sëmurë më rëndë nga koronavirusi, që është një pilot britanik i linjave vendase Vietnam Airlines.

Ata kanë thënë se mund të kryejnë për të një transplant mushkërish.

Me anë të një fushate agresive testimesh dhe programi të centralizuar karantine, vendi i Azisë juglindiore ka arritur të ruajë shifrat e të infektuarve me koronavirus në vetem 288 dhe nuk ka raportuar ende për vdekje.

Tashmë asnjë shpenzim nuk po kursehet për të shpëtuar jetën e 43-vjeçarit të sëmurë, i identifikuar vetëm si “Pacienti 91”, i cili besohet se është prekur nga sëmundja në një bar në qendër të kryeqytetit Ho Chi Min, në mes të marsit.

Kjo vatër ka bërë që më shumë se 4000 vetë të testohen por vetëm 18 prej tyre ishin infektuar me koronavirus.

Por megjithse shumica e pacientëve janë shëruar, piloti britanik mbahet në jetë nga makineritë dhe gjendja është përkeqësuar.

Dje një komision ekspertësh vendosën se mënyra e vetme për të shpëtuar jetën e tij është një transplant i mushkërive.
Çështja ka fituar mbështetje të gjerë në Vietnam, dhe deri dje të paktën 10 njerëz kishin dalë vullnetarë për të dhuruar mushkërinë. Por ata u refuzuan nga doktorët.

“Jemi të prekur nga qëllimet e tyre të mira por rregullat aktuale nuk lejojnë transplantin e mushkërive nga shumica e njerëzve,” tha për mediat një përfaqësues i qendrës së transplantit të organeve në Vietnam.

FOTO GALERI
1/4
Piloti besohet se është prekur nga sëmundja në një bar në qendër të kryeqytetit Ho Chi Min, në mes të marsit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA