ISTANBUL, TURKEY - APRIL 26: Restriction- exempt citizens go to work by using public transport vehicles on the last day of the 4-day restriction in 31 provinces as a measure against the coronavirus (COVID-19) in Istanbul, Turkey on April 26, 2020. (Photo by Salih Zeki Fazlioglu/Anadolu Agency via Getty Images)

Turqia konfirmoi 2.103 të shëruar të rinj nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 106.133 numrin e përgjithshëm të pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen.

Vendi regjistroi 1.708 raste të reja me koronavirus dhe 48 viktima në 24 orët e kaluara, me çka numri i të infektuarve arriti në 146.457, kurse ai i viktimave në 4.055, treguan të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të shpërndara në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Sipas të dhënave, Turqia deri më tani ka kryer 1.508.824 teste për virusin, me 38.565 teste në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, 944 pacientë aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

“Vazhdon ulja e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv dhe të intubuar. Kemi më shumë teste se dje. Ka një rritje të pjesshme në numrin e rasteve”, shkroi ministri Koca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA