Një parkim automjeti është shndërruar në mollë sherri dhe kanosje me armë mes dy grave në zonën turistike të Hamallaj në Durrës.

Pas denoncimit të një 29-vjeçareje nga Tirana që ka një shtëpi pushimi në Hamallaj, policia arrestoi të enjten fqinjën e saj 57-vjeçare për kanosje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Bashkëshorti i së arrestuarës tregon mbi konfliktin që sipas tij ishte një ngjarje e izoluar, po tejet gjaknxehtë mes dy grave.

Lidhur me armën, përdorimi i së cilës rëndon gjendjen e së shoqes para ligjit, Nikolla thotë se ishte një pushkë e vjetër e gjetur nga ai në një kanal.

Familja Picaku e ka rrethuar tokën para shtëpisë dhe ka lejuar vetëm kalimin nëpër të, po fqinja nga Tirana ka parkuar mjetin duke shkelur një marrëveshje verbale mes tyre. Policia e Durrësit ka arrestuar gruan e tij dhe gjatë kontrollit në zonë, ka gjetur dhe armën e përdorur për kanosje bashkë me një sasi fishekësh.

Arma dhe 27 fishekët ishin fshehur në këtë shtëpi të braktisur, vetëm disa metra larg banesës së 57-vjeçares. Shtëpia është në përdorim nga familja e saj. Nëse gjendet fajtore për vepra penale që rëndojnë mbi të, 57-vjeçarja rrezikon të dënohet me burg deri në 7 vjet.

Në Hamallaj konfliktet për tokën mes banorëve kanë qenë të vazhdueshme dhe cenimi i asaj që vendas e të ardhur e konsiderojnë të tyren vazhdon të prodhojë konflikt. /Vali Qyrfyci/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA