Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona që i vodhën 1.5 milion lekë një punonjësit të Postës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

“Falë mirorganizimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.

Si rezultat i rrethimit të menjëhershëm të zonës, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe kapën në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilëve gjatë kontrollit iu gjet dhe u sekuestrua edhe çanta me sasinë e lekëve që i kishin marrë me dhunë punonjësit të postës.

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim””, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA