Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar, dhe i dënuar për disa vepra penale është arrestuar në Shkodër.
Bëhet fjalë për Françesk Valën, 26 vjeç, lindur e banues në fshatin Gjuraj, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë, këtë shtetas e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 8 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.11.2015, rreth orës 19:00, në fshatin Gjuraj -Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, ku në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin S. K., në këmbim të vlerës 10.000 euro.
Po gjatë operacionit Policia ka arrestuar në flagrancë, për përkrahje të autorit të krimit, edhe shtetasin M. G, 25 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi me automjetin e tij po transportonte personin e dënuar me 8 vite burg.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel