Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Ai foli në lidhje me nismën e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e hashashit dhe tha se:
Topi:
Mua duke u nisur nga vrojtimi i jetës politike, nga njohja e sjelljes politike të këtyre aktorëve që sot dominojnë këtë skenë. Më duket më shumë një hedhje taktike e një shashke për të shpërqëndruar debatin politik në Shqipëri.
E dytë, në rast se do të jemi koherentë me të gjitha deklaratat që vijnë nga qeveria, do të shohim që deklarimet nuk janë në sinkron me atë që thotë kryeministri.
Ai thotë që do ta kemi draftin shumë shpejt, zëra të tjerë nga qeveria pa i përmendur thonë që kjo është vetëm një ide. Kjo lloje kakofonie nga zërat qeveritar në rast se ne do ta diagnostifikojmë se si është situata brenda vendim marrjes politike. Mua më duket një gjë pak serioze.
U zgjodh për tu thënë në ditën e Europës krahas ambasadorit të bashkimit europian ndërkohë që pak orë më vonë ata deklaruan se nuk jemi konsultuar më duket një gjë e pazakontë për historinë politike të Shqipërisë.
Që të gjitha gjërat që kanë në fokus një gjë të rëndësishme sikurse është hapja e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore pa pasur dijeni ai që është ndoshta personi nëpërmjet të cilës shkon zëri ku ne do të shkojmë të anëtarësohemi më duket një sjellje jo normale politike.
Top Channel