Në kushte të pazakonta! U bllokuan nga koronavirusi, 2 ushtarë martohen në një mision në Liban

13/05/2020 09:00

Ndonëse ndodheshin në Liban për një mision, dy ushtarë italianë kishin planifikuar që të martoheshin së shpejti në Itali.

Por për shkak të koronavirusit, ata e patën të pamundur kthimin në shtetin e tyre, kështu vendosën që dasmën e tyre ta bënin pikërisht aty ku ndodheshin.

Në fotot, nusja shihet me uniformën e ushtrisë dhe dhëndri me beretën blu të Kombeve të Bashkuara-së. Pjesëmarrësit ishin të gjithë të pajisur me maska, doreza dhe mbanin një ditancë të sigurt nga njëri-tjetri, ndërsa një pjesë tjetër e miqëve të tyre po e ndiqnin dasmën nga Skype.

Ceremonia u zhvillua në ambasadën italiane në Beirut.

“Ishte një ëndërr, një martesë e paharrueshme. U martuam në kushte shumë të çuditshme, jo vetëm me maska dhe doreza, por edhe me uniformën luftarake”, u shpreh dhëndri i lumtur.

 

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA