FBI arreston kërkuesin e NASA-s për lidhje me Kinën!

13/05/2020 11:43

Agjentët federalë kanë arrestuar një profesor të Arkansas, i cili dyshohet se nuk i tregoi lidhjet e tij me subjektet kineze në kohën që siguronte fonde për një projekt kërkimor të NASA-s, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Simon Saw-Teong Ang, 63 vjeç, nga Fayetteville, u arrestua nga agjentët e FBI dhe u akuzua për mashtrim, sipas një ankese penale dhe pohimi të marrë nga CNN.

Autoritetet pretendojnë se Ang, profesor i inxhinierisë elektrike dhe studiues në Universitetin e Arkansas-Fayetteville (UA) që nga viti 1988, mashtroi NASA-n dhe universitetin “duke mos treguar se mbante poste të tjera në një universitet kinez dhe në kompani kineze” në shkelje kështu të politikave të konfliktit të interesit, sipas pohimeve të agjentit special të FBI-së që u mor me cështjen. Autoritetet thonë se si pjesë e kërkimeve të tij, Ang ka përfituar disa grante dhe kontrata nga agjensitë federale, përfshirë NASA-n.

Agjenti shpjegon se ndërsa punonte për universitetin, “lidhjet e ngushta të Angit me qeverinë kineze dhe punësimi me shumë kompani kineze do ta kishin bërë atë të papërshtatshëm për të përfituar grante nga agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara”.

Zëdhënësi I UA, John Thomas, tha se 63 vjecari është pezulluar tashmë dhe shtoi se Universiteti po bashkëpunon plotësisht me hetimin federal për këtë cështje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta