Pamje tronditëse/ Tre burra sulmojnë një maternitet në Afganistan, vriten 14 persona midis tyre dhe dy foshnje

12/05/2020 21:39

Dy foshnje të porsalindura, janë vrarë së bashku me 12 nëna dhe infermiere, pasi burra të armatosur sulmuan një maternitet në Kabul të Afganistanit.

Raportohet se tre persona të armatosur, kanë hyrë në ndërtesë të veshur si oficerë policie dhe më pas kanë hedhur granata e kanë hapur zjarr me armë në brendësi të maternitetit. Përveç viktimave, mësohet se të paktën 15 burra, gra e fëmijë kanë mbetur të plagosur nga sulmi. Sakaq, raportohet se sulmuesit janë vrarë gjatë përleshjeve me policinë. ISIS, të cilët gjithashtu bënë një seri sulmesh në kryeqytetin e Afganistanit të hënën, dyshohen se qëndrojnë pas këtij sulmi, megjithëse ende nuk kanë marrë përgjegjësinë.

Sulmet gati të përditshme, po kërcënojnë të minojnë procesin e paqes që pritet të fillonte mes SHBA dhe Talebanëve, të cilët nënshkruan dhe një marrëveshje në  muajin shkurt, për t’i dhënë fund konfliktit disa vjeçarë të tyre.

FOTO GALERI
11/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA