Të gjitha xhamitë hapen nesër në Iran njoftonin sot mediat vendase, në një tjetër hap të planit të qeverisë drejt zbutjes së kufizimeve të përhapjes së koronavirusit të ri.
Kreu fetar i qeverisë Mohammad Qomi tha se vendimi për hapjen e xhamive u mor në konsultim me ministrinë e shëndetësisë. Zhvillimi vjen edhe pse në disa zona vendi ka pasur rritje të infektimeve.
Agjencia shtetërore Tasnim tha se disa zona në jugperëndim të Iranit u vendosën në izolim, sidomos pas rritjes së rasve të infektimit në Khuzestan.
Të premten vendi kreu lutjet në 180 qytete të vogla, përveç Teheranit dhe disa qyteteve të mëdha.
Presidenti Hassan Rouhani tha se shkollat do të hapen gjithashtu javës që vjen. Ndërkohë janë hequr kufizimet e udhëtimeve mes qyteteve dhe janë hapur qendrat tregtare.
Në 24 orët e fundit Irani ka pasur vetëm 45 vdekje të reja duke e çuar numrin total në 6,685, tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë. Numri i të infektuarve arriti në 109,286.
Top Channel