Merkel në 90 sekonda: Adresimi me një frymë për kombin gjerman – Video

11/05/2020 21:54

Në një fjalimin të shkurtër, me një frymë dhe pa qetësinë e zakonshme, Angela Merkel tha se qytetarët do të duhet të respektojnë masat e distancës shoqërore.

Ajo shtoi se qytetarët duhet të bartin maska edhe pasi të jenë lehtësuar masat kufizuese, raporton Guardian. Pasi lehtësoi masat kufizuese për fundjavën, kancelarja gjermane u paraqit në sallën e zyrës së saj në Berlin dhe dha njoftimin e shkurtër për shtyp, në të cilin ajo theksoi rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse.

“Është shumë e rëndësishme për mua të theksoj përsëri faktin që po hyjmë në një fazë të re të pandemisë dhe se tani do të jetë e nevojshme të jesh i sigurt që njerëzit do të respektojnë rregullat themelore, të cilat janë mbajtja e distancës, bartja e maskave. Kjo është shumë e rëndësishme. Faleminderit shumë “, tha kancelarja gjermane.

Adresa e pazakontë e Merkel u interpretua si një reagim ndaj demonstratave të fundjavës në qytete në të gjithë vendin, kur qindra njerëz u mblodhën në shenjë pakënaqësie për shkak të shkeljes së lirive të tyre civile, shumë prej të cilëve nuk respektuan masat e mbrojtjes.Sipas të dhënave të sotme, 172.658 raste të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Gjermani që nga fillimi i epidemisë, si rezultat i së cilës deri tani kanë vdekur 7.681 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA