Ka reaguar rektori aktual i Ut Mynyr Koni për vendimin e ministres Besa Shahini për shtyrjen e zgjedhjeve në Iniversitete.
Ai ndërsa e ka mirë pritur një vendim të tillë shkruan se ” ju siguroj se autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit të Tiranës, do të vijojnë në mënyrë të menjëhershme me përgatitjen e zgjedhjeve, me qëllim zhvillimin e tyre sipas të gjitha hapave dhe procedurave ligjore, të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve”.
Reagimi i plotë
“Si Rektor i Universitetit të Tiranës, shpreh falenderimet dhe njëkohësisht përgëzimet e mia, për Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për nxjerrjen e Urdhërit nr.108 datë 08.05.2020, me të cilin, shtyhet data e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e Covid 19.
Pas përcaktimit të datave nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për hapjen e procesit zgjedhor dhe datës së zhvillimit të zgjedhjeve, ju siguroj se autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit të Tiranës, do të vijojnë në mënyrë të menjëhershme me përgatitjen e zgjedhjeve, me qëllim zhvillimin e tyre sipas të gjitha hapave dhe procedurave ligjore, të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve.
Procesi zgjedhor që do të zhvillohet në Universitetin e Tiranës, do të përmbushë të gjitha parimet kushtetuese; do të zbatojë ligjin e arsimit të lartë 80/2015 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi; do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës”, shkruan ai.
Besa Shahini nxjerr urdhrin: Shtyhen zgjedhjet në Universitete
Top Channel