Nëse ky sezon i Serie A do të rifillojë Miralem Pjanic me shumë gjasa do të luajë ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Juventusit. Mesfushori boshnjak i cili ishte ndër të huajt e parë që u kthye në Torino pas emergjencës së koronavirusit është i destinuar të largohet nga bardhezinjtë për të provuar një aventurë të re.

Pas zërave për një kalim të mundshëm te Paris Saint Germain, sëfundmi në skenë për të marrë shërbimet e Pjanic ka dalë Barcelona. Bisedimet mes dy klubeve janë në rrugë të mbarë aq sa dy klubet janë shumë pranë arritjes së një akordi.

Pjanic i ka thënë po ofertës së klubit blaugrana, ndërkohë që ky transferim mund të lidhet edhe me atë të kalimit të mesfushorit brazilian Arthur te Juventusi, që vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Barça dhe të dy klubet mund të krijojnë plusvalenca të rëndësishme.

Gjithsesi më shumë sesa Arthur për të marrë 30-vjeçarin boshnjak Barça kërkon të përfshijë në marrëveshje kartonat e dy mesfushorëve të tjerë Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA