![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/ewy_sd-3-800x450.jpg)
17/06 10:29
KINË- Fshati i braktisur i Houtouwan në ishullin Shengshan, pjesë e arkipelagut Shengsi në brigjet lindore të Kinës, kohët e fundit është kthyer në një nga pikat më interesante të vendit
Houtouwan dikur ishte një vend peshkimi, me një popullsi prej më shumë se 3,000 banorë, por më pas fshati i braktis dhe u kthye në një zonë ‘fantazmë’ pasi natyra ‘pushtoi’ të gjithë ndërtesat.
Pas disa viteve, shtëpitë e zbrazëta në fshatin buzë detit, disa prej tyre ende të mobiliuara – u mbuluan me bimë. Vendi mori popullaritet në vitin 2015, kjo pasi një seri fotografish mahnitëse u bënë virale.
Top Channel