Numri i viktimave nga virusi i ri (Covid-19) në SHBA është rritur në 77.055, prej të cilëve 2.238 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 31.326, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.295.031.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Spanja (260.117), Italia (215.858) dhe Mbretëria e Bashkuar (206.715).
Shteti amerikan New York është më i godituri në SHBA, me gjithsej 337.421 raste të konfirmuara dhe 26.365 viktima.
Në SHBA janë kryer mbi 8,3 milionë teste deri më tani, ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në 217.273.
Top Channel