Vatra e re në Fier/ Brataj në Open: Vetëm nëna shtatzënë është në spital, 2 vjeçari ndodhet në…

06/05/2020 21:49

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe tha se thirrjet në numrin 127 janë ulur. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Brataj ka treguar detaje dhe për infektimin e nënës bashkë me fëmijën në Fier.

‘Ai tha se rasti është shumë i ndërlikuar, pasi janë thyer rregullat e karantinës dhe është udhëtuar nga një qytet në tjetrin tani që nuk lejohet.

Fëmija 2 vjeç dhe gjyshja nuk kanë simptoma, vetëm nënë që është dhe shtatzënë është në fazën e parë të COVID-19 dhe ka shenja të lehta ndaj është shtruar në spital’- u shpreh drejtori i Urgjencës Kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA