Lajm i keq për Serinë A, futbollisti i Torinos rezulton pozitiv

06/05/2020 22:55

Një futbollist i Torinos ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testeve të para të kryera në funksion të rinisjes së garave. Komunikimin është bërë nga vetë klubi “granata” nëpërmjet faqes zyrtare, por pa e specifikuar se për cilin bëhet fjalë:

“Në testimet e para mjekësore të kryera nga futbollistët e Torinos, është zbuluar një rast pozitiv me COVID-19. Futbollisti, aktualisht është asimptomatik dhe është futur menjëherë në karantinë e do të monitorohet hap pas hapi.”

Ky është rasti i parë i shfaqur në Serinë A që kur u ndez drita jeshile për rinisjen e stërvitjeve individuale dhe klubet po bëjnë tamponët për pjesëtarët e tyre. Një lajm aspak i mirë, pasi nëse do të pasohet nga të tjerë mund të detyrojnë autoritet të marrin vendimin ekstrem për pezullimin përfundimtar të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA