Korçë- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Greqi është arrestuar dhe më pas është bërë i mundur ekstradimi i tij nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Greqi e shtetasit Bernard Bylykbashi, 51 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, si edhe ekstradimi i tij në drejtim të vendit tonë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr. 190, datë 26.04.2012, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufijve”
Gjithashtu nga Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, falë informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe veprimeve të mirëorganizuara, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr. 304, datë 18.07.2016, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Top Channel