Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko ka theksuar rëndësinë e thellë ideologjike dhe emocionale të Ditës së Fitores ndaj nazizmit më 9 Maj, duke justifikuar vendimin për vijimin e paradës së planifikuar në 75 vjetorin e rëndësishëm.
“Nuk e anulloj dot paradën. Kam shumë kohë që e mendoj. Kjo është një çështje e thellë emocionale dhe ideologjike. Ne duhet të kujtojmë njerëzit që dhanë jetën, si nga lufta ashtu dhe nga viruset e sëmundjet e tjera.
“Ata ishin duke vdekur për ne, sado dramatike që mund të tingëllojë kjo. Ku do të ishte sot Bjellorusia nëse gjyshërit tanë do t’i kishte zënë paniku para disa sëmundjeve apo viruseve. Tifo ka vrarë qindra partizanë bjellorusë. Ne duhet të jemi në lartësinë e atyre që luftuan, edhe sikur Covid të ishte një pandemi e vërtetë, që në fakt nuk është. Disa gjëra janë të shenjta”, tha Lukashenko.
Presidenti më tej nxiti organizatorët e paradës të mos nxisin njerëzit të marrin pjesë medoemos.
“Nëse dikush nuk dëshiron të marrë pjesë ne e kuptojmë, por eventi do të organizohet pasi janë të shumtë ata që e duan”, tha ai.
Lukashenko shtoi se veteranët e forcave të aramtosura kërkojnë paradën e tyre, edhe pse janë mbi 90 vjeç. “Unë do t’i qëndroj besnik stilit tim për t’u kujdesur për të vjetrit. E di që ata janë më të rrezikuar por njerëzit nuk e pranojnë që ne të frikësohemi. Bjellorusia është një monument në jetë për atë luftë”.
Top Channel