Britania shënon 288 viktima 24 orët e fundit, shifra më e ulët ditore që nga muaji mars
04/05/2020 18:38
Numri i viktimave si pasojë e virusit të ri COVID-19 ka shkuar në 28,734, me 288 vdekje në 24 orët e fundit në Britani.
Këto shifra të shpallura ditën e sotme, nga Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock rrisin bilancin e viktimave në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai shprehet se 85.186 teste të koronavirusit janë kryer të dielën që lam pas.
Numri i të prekurve me Covid-19 ka kaluar 190 mijë persona dhe mbi 157 mijë çështje janë aktive. 3,985 raste të reja pozitive u shënuan në 24 orët e fundit.
Ndërkohë kujtojmë se mbi 3.6 milionë persona janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën dhe janë shënuar mbi 250 mijë viktima.
Top Channel