Alarm në Indi për virusin vdekjeprurës të transmetuar nga lakuriqët, betejë për ta parandaluar që të shndërrohet në pandemi 25/01 08:09
Gjermania po këshillon kundër të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare deri të paktën 14 qershor, njoftoi të mërkurën Ministri i Jashtëm i vendit Heiko Maas.
Maas u tha gazetarëve se Gjermania po bashkërendon me vendet e saj fqinje evropiane për paralajmërimin global të udhëtimit.
“Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë për të zgjatur paralajmërimin e udhëtimit përtej 14 qershorit, megjithatë nuk mund ta marrim këtë vendim në këtë moment, “shtoi ai.
Ministri i Jashtëm tha se Gjermania kishte riatdhesuar 240,000 turistë nga e gjithë bota në Gjermani në katër javët e fundit.
Top Channel