Foto/ Xhamitë e mbyllura nga Covid-19, familja britanike krijon “xhami” në shtëpinë e tyre

29/04/2020 02:19

Koronavirusi ka bërë që myslimanët ta kalojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në shtëpi. Madje përveç traditave të këtij muaji, besimtarët myslimanë janë privuar dhe nga mos falja e namazit të teravive, për shkak të mbylljes së xhamive.

Shaz Miah, gruaja dhe fëmijët e tij nga Newport e Britanisë së Madhe, ndërtuan ‘xhaminë’ e tyre në shtëpi, të kompletuar me dekor, të ngjashme me të xhamive, madje kanë përfshirë dhe minaret. E gjithë kjo “minixhami” u ndërtua brenda një dite, thotë Shaz.

“Situata aktuale e krijuar nga koronavirusi do të thotë që myslimanët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë globin, do të kalojnë një Ramazan ndryshe këtë vit. Nuk do të ketë lutje me xhemat në xhami, nuk do të ketë takime me anëtarë të familjes dhe asnjë shoqërim me miqtë. Por ne vetë mund të bëjmë më të mirën tonë për të përmirësuar këtë situatë”, u shpreh Shaz.

Më tej ai shtoi: “Ne kemi shndërruar një dhomë në shtëpinë tonë në një ‘xhami’, në mënyrë që të gjithë të lutemi së bashku si xhemat”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA