Vrasja e dy vëllezërve/ Një prej viktimave ishte avokat, mbërrijnë në Durrës Ardi Veliu dhe Gjovalin Loka

27/04/2020 18:43

DURRËS- Menjëherë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e kësaj të hëne, në qytetin e Durrësit kanë mbërritur Drejtori i Policisë, Ardi Veliu dhe Drejtori i Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.

Nga të shtënat me armë në këtë ngjarje mbetën të vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre kur janë qëlluar dhe ekzekutuar nga disa persona.

Ndërkohë njëri nga vëllezërit, Viktor Haxhia ishte avokat, po ende nuk dihet nëse e ushtronte profesionin e tij dhe nëse mund të ketë lidhje me atentatin. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve. Krimi  paraprakisht deklarohet se është kryer me një armë automatike kallashnikov.

Viktimat njihen si tregtarë automjetesh dhe sot kanë nisur aktivitetin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA