Dezertuesi koreano-verior: Kim Jong Un mund të jetë plagosur gjatë testimit të fundit raketor

27/04/2020 16:51

Mes zhurmave botërore për vdekjen e diktatorit koreano-verior Kim Jong-un, një ish-zyrtar i Veriut që ka dezertuar, tha së fundmi se mungesa e tij mund të shpjegohet me një plagosje gjatë lëshimeve raketore të Penianit.

Zhurmat mbi shëndetin e Kim kanë qarkulluar pa pushim që prej mungesës së tij në një përvjetor të rëndësishëm më 15 prill, dhe raportimeve të mëpasshme për një operacion të dështuar që ai thuhet se ka kryer në zemër.

Ish-zyrtari i partisë koreane të Punës, Lee Jeong Ho shkruante sot në një gazetë koreano-jugore se Kim ka qenë me shëndet të mirë kur urdhëroi testimet raketore të 14 prillit, gjatë të cilave dhe mund të jetë lënduar.

“Kim nuk është shfaqur më në publik që prej testimeve dhe kjo tregon për mundësinë e një aksidenti të papritur, që mund të jetë shkaktuar nga zjarri apo shpërthimi i testimit”, tha ai.

Lee refuzoi dhe pretendimet se Kim mund të jetë “në gjendje vegjetative” pas komplikacioneve të operacionit në zemër.

Ai insiston se lëshimi i raketave në brigjet lindore të vendit më 14 prill nuk mund të jetë bërë pa urdhërin e Kim.

Para se të arratisej drejt SHBA, Lee punonte në një departament të rëndësishëm financiar të vendit të quajtur “Dhoma 39”, thotë gazeta e Seulit.

Mediat koreano-veriore ende nuk kanë dhënë informacion mbi gjendjen e kryetarit, dhe kjo është gjithashtu e pazakontë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA