Manastirliu për Tritan Kalon: Ka kaluar shumë epidemi, por COVID-19 është e pazakontë
24/04/2020 10:05
Përmes një postimi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu i ka dedikuar një mesazh falenderues mjekut dhe profesorit Tritan Kalo, ose siç i referohet ajo, një nga heronjtë e kohës “COVIDIANE”.
“Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por COVID-19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm. Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë”, shkruan ministrja.
Top Channel