Kërkuesit në Francë po planifikojnë të testojnë nëse ngjitëset me nikotinë do të ndihmojnë të parandalojnë apo të zbusin efektet e koronavirusit vdekjeprurës.

Të dhënat po tregojnë se numri i duhanpirësve të infektuar nga koronavirusi, është shumë më i ulët në krahasim me shkallën e popullatës së përgjithshme. Ndaj edhe shkencëtarët po pyesin nëse nikotina mund të ndalojë virusin të infektojë qelizat, apo nëse mund të pengojë sistemin imunitar të bjerë pre e infeksionit.

Mjekët në një spital në Paris, që po ashtu kanë zbuluar shkallën e ulët të duhanpirësve mes të infektuarve, tani po planifikojnë ti vendosin ngjitëse me nikotinë pacientëve me Covid 19. Ata do ta testojnë këtë edhe me punonjësit në linjën e parë të frontit, për të parë nëse stimulanti ka ndonjë efekt në ndaljen e përhapjes së virusit. E gjithë kjo, pasi artisti i famshëm në të gjithë botën, David Hockney, tha javën e shkuar se beson se duhanpirja mund ti mbrojë njerëzit nga koronavirusi. E përditshmja britanike, dayli mail, thotë se i është kthyer shkencës pas këtij pohimi dhe se ka zbuluar se Hockney mund të ketë të drejtë. Madje edhe një kërkues thotë se ka një indikator të fortë që tregon se kjo mund të jetë e vërtetë.

Një studim në kinë, vendin ku nisi pandemia, tregon se vetëm 6.5 për qind e pacientëve me Covid 19, ishte duhanpirës, krahasuar me 26.6 për qind të popullatës. Një tjetër studim i qendrës për kontrollin e sëmundjeve në SHBA, ka zbuluar se vetëm 1.3 për qind e të infektuarve ishin duhanpirës. Ndërsa në Francë, vetëm 4.4 për qind e pacientëve të shtruar në spital me koronavirus, me moshën mesatare 65 vjec, kanë qenë pirës të rregullt të duhanit.

Dhe kërkuesit janë të bindur se më pak duhanpirës janë prekur nga virusi, dhe nëse janë prekur, simptomat e tyre janë më pak serioze. E ndërsa qeveritë në të gjithë botën, i kërkojnë njerëzve të heqin dorë nga duhani për tu mbrojtur nga virusi, shkencëtarët pohojnë se nuk ka një provë të qartë se cigaret mund të përkeqësojnë sëmundjen.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA