Pamjet e grabitjes së pikturës €3mln të Van Gogh në muzeun holandez të mbyllur prej karantinës

22/04/2020 18:05

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një hajdut pikturash thyen me vare disa pengesa për të depërtuar në muzeumin holandez duke vjedhur një pikturë të mjeshtrit Vincent van Gogh.

I armatosur me mjetin e rëndë, vjedhësi thyen disa dyer xhami të përforcuar, në muzeumin Singer Laren pranë Amsterdam, para se të largohet me pikturën e çmuar nën njërën sqetull.

Vjedhja ndodhi mëngjesin e 30 marsit dhe ishte një goditje e re për galerinë që ishte detyruar të mbyllej prej masave të koronavirusit.
Piktura quhej “Kopshti i Manastirit në Nuenen në Pranverë 1884”, dhe është ende e humbur.

Policia tha se nuk ka publikuar të gjitha pamjet për mbrojtjen e hetimeve të tyre. Drejtori i muzeumit tha se dyert e thyera nga vjedhësi ishin aprovuar nga një kompani sigurie.

Policia thotë se nuk është e qartë nëse autori ka pasur një bashkëpunëtor, por janë duke kërkuar një furgon të bardhë që shihet të largohet pas grabitjes.
Piktura e vjedhur ishte marrë hua nga muzeumi Groninger i qytetit të Groningen.

FOTO GALERI
3/3
Vjedhja ndodhi mëngjesin e 30 marsit dhe ishte një goditje e re për galerinë që ishte detyruar të mbyllej prej masave të koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA