Mjekët në Holandë do të mund të kryejnë eutanazinë mbi pacientët me demencë të rëndë, pa patur frikë se do të përndiqen edhe nëse pacienti nuk shpreh një dëshirë eksplicite për të vdekur – thotë gjykata e lartë e vendit.

Vendimi i gjykatës së lartë, pason një çështje historike, vitin e shkuar, në të cilën një mjek u shpall i pafajshëm për bërjen e eutanazisë mbi një grua, në 2016, që vuante nga alzhaimeri dhe që kishte kërkuar procedurën para se gjendja e saj të përkeqësohej. Rasti kishte shkaktuar polemika në Holandë, pasi gruaja u mor nga familja e saj pasi i ishte nënshtruar eutanazisë, duke i dhënë një qetësues në kafe.

Prokurorët akuzuan doktorin se kishte vazhduar me eutanazinë pa u konsultuar me klientin e tij, duke thënë se 74 vjecarja mund të kishte ndryshuar mendje për vdekjen. Një gjykatë më e ulët holandeze e kishte shfajësuar mjekun dhe prokurorët hoqën dorë nga akuza. Rasti ishte dërguar në gjykatën supreme për një qartësim ligjor, në interes të ligjit. Rasti sidoqoftë konsiderohej një test i rëndësishëm i ligjit në Holandë, vend ky që e ka legalizuar eutanazinë në 2002, menjëherë pas Belgjikës fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA