Sekuestrohen edhe 2 automjete të tjera me vlerë rreth 105 000 euro në Tiranë, u vodhën jashtë shtetit dhe u sollën në Shqipëri
Pasi shumë prej bizneseve në vend kanë filluar të hapen, kryeministri Edi Rama me anë të një deklarate ka kujtuar këto biznese që të bëjnë kujdes dhe të kenë dokumentet e nevojshme.
Sipas Ramës të gjithë këto biznese që do hapen duhet të disponojnë në mjedis vërtetimin nga e-albania dhe protokollin e sigurisë.
“ Kujtesë!
Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill!
Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli?”, shkruan Rama.
Top Channel