Covid-19/ Lajmi i mirë nga Britania e Madhe: Të enjte nis testimi i vaksinës tek njeriu

21/04/2020 20:08

BRITANI E MADHE  – Britani e Madhe ditën e enjte do të fillojë testimin e vaksinë Covid-19 tek njeriu.

Lajmi është konfirmuar nga sekretari  i ministrisë së Shëndetësisë britanike Matt Hancock. Ai tha të martën se një vaksinë e zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit të enjten.

“Në periudha normale, arritja në këtë fazë do të zgjaste me vite dhe unë jam shumë krenar për punën e bërë deri më tani,” tha ai në një konferencë per shtyp.

Hancock shtoi se do të vërë në dispozicion të shkencëtarëve në Oxford 20 milion £ (24.5 milion dollarë), si dhe një shtesë prej 22.5 milion £ në fonde për studiuesit në Imperial College London.

Deri tani në Britaninë e Madhe numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 17 287 , ndërsa numri total i të infektuarve është rreth 126 mijë.

FOTO GALERI
14/14
Neal Browning receives a shot in the first-stage safety study clinical trial of a potential vaccine for COVID-19, the disease caused by the new coronavirus, Monday, March 16, 2020, at the Kaiser Permanente Washington Health Research Institute in Seattle. Browning is the second patient to receive the shot in the study. (AP Photo/Ted S. Warren)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA