Koronavirusi godet stafin presidencial të Nigerisë e Afganistanit

18/04/2020 19:37

Epidemia e Covid-19 i është afruar zemrës së qeverisë në Nigeri, ku shefi i stafit të presidentit ka vdekur nga sëmundja, si dhe Afganistanit ku presidenti ka hyrë në vetë-izolim pasi 20 zyrtarë që punonin me të janë infektuar me virusin prej një dokumenti të kontaminuar.

Abba Kyari ishte ndihmësi kryesor i presidentit nigerian Muhammadu Buhari dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në vend. Ashtu si Buhari, edhe ai ishte në të 70-at, dhe kishte sëmundje kronike si diabeti.

Presidenca konfirmoi vdekjen e Kyari nga koronavirusi, në një kohë kur vdekjes në kontinentin Afrikan i kanë kaluar 1000 dhe ekspertët thonë se vendi mund të pësojë shpërthim të epidemisë. New York Times raporton se të paktën 10 vende afrikane nuk kanë ventilatorë frymëmarrjeje.

Në SHBA adminsitrata e Donald Trump është akuzuar për shkelje të detyrës në lidhje me shtimin e ngadaltë të testimeve për sëmundjen. Senatorii pavarur i Maine, Angus King, ia bëri të qartë këtë zv.presidentit Mike Pence.
Por shtëpia e Bardhë ka refuzuar kritikat se vendi nuk ka mjete testimi apo kapacitet për t’i dhënë fund izolimit dhe nisjes së hapjes së ekonomisë.

King kishte shprehur zhgënjimin e tij disa orë pasi Trump ne disa komente dukej se nxiste protestues kundër rregullave të distancimit social dhe të masave të qëndrimit në shtëpi, në tre shtete ku qeverisin demokratët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA