Shtëpia e re ka brenda disko, akuarium, salla balloje, qilar vere dhe kinema. Ajo zotërohet nga Mohammed Bin Salman, pasuria e të cilit llogaritet në 9 miliardë euro.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite di si të shpenzojë paratë kur është fjala për luksin dhe madje pritet të blejë klubin anglez të futbollit Newcastle United për 300 milionë paundë.

Klubi i futbollit po i kushton vetëm pak më shumë se shtëpia e tij e re që arriti në rreth 250 milionë euro. Ajo ndodhet në Louveciennes, pranë Versailles dhe megjithse është modeluar sipas kështjellave franceze të shekullit të 17-të, është ndërtuar në vitet 2008-2011.

Mes opsioneve impresionuese të saj janë akuarumi i brendshëm, pishinat dhe një klub nate.
Toka fillimisht mbante një ndërtesë të shekullit të 19-tëpor Bin Salman dha miratimin për sheshimin e saj, në favor të një ndërtese moderne.

Mediat raportojnë se Bin Salman nuk kishte qejf të tërhiqte vëmendje me blerjen e tij dhe përdori kompani guaska për të mbajtur të kontrolluar pronësinë, sipas The Sun.

Vila Chateau ka 10 suita banimi, librari, fusha tenisi, kinema, dy salla ballo dhe një qilar që mban 3000 shshe verë.
Një nga opsionet më të veçanta është ndoshta dhoma e meditimit që ndodhet brenda hendekut ujor që rrethon kështjellën, dhe ka mure transparente ku mund të shihen peshqit.

Bin Salman ka zbukuruar ambjentet me shkallë të veshura me flori, dysheme të mermerta dhe një dhomë gjigande pritjeje, me një kupolë të pikturuar, 17 metra të lartë.
Mes zbukurimeve në kopshtet e jashtme përfshhet një statujë e mermertë e mbretit francez Louis XIV.
Prona është krijuar nga arkitekti Emad Khashoggi, nipi i miliarderit tregtues armësh Adnan Khashoggi.
Më parë Bin Salman kishte paguar 452milionë paundë për një super-jaht 150 metra të gjatë, si dhe ka blerë pikturën e Leonardo Da Vinci-t Salvator Mundi për 400 milionë euro.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA