Në klimën e pasigurisë që rrethon dhjetëra sporte të detyruar për të pezulluar kalendarin apo për të shtyrë debutimet, në Formula 1 del në dritë një tjetër opsion që përfaqëson makthin për tifozët.

Ish presidenti i FIA-s Maks Mozli kërkoi anulimin e të gjithë kampionatit të 2020 për shkak të emergjencës nga pandemia. Sipas tij nuk janë kushtet për të zhvilluar një garë të rregullt në asnjë vend.

Manjati që administronte sportin spektakolar tha se me anulimin e kampionatit,. do të shfrytëzohej një vit stop, për të konsoliduar bazat financiare, e për tu rinisur më të fortë. Ndërkohë në sfond është anulimi i një tjetër gare zyrtarisht.

Çmimi i Madh i Belgjikës në program në 30 gusht në Spa Frankorshomp, mund të hiqet pasi qeveria ka anuluar të gjitha evenimentet deri në fund të Gushtit. Edhe nëse zhvillohet pa tifozë, gara belge do krijonte kaos dhe vend për mundësi infektimi për shkak të qindra personave të stafit dhe organizimit. Është pezulluar shitja e biletave dhe ata që e kanë blerë më parë, do rimbursohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA