U votua me maska, Moon Jae-in fiton zgjedhjet në Korenë e Jugut

16/04/2020 06:53

Partia e presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka marrë një fitore deçizive në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan dje në Korenë e Jugut.

Korea e Jugut u bë vendi i parë që mbajti zgjedhje kombëtare gjatë pandemisë se kotonavirusit. Këto zgjedhje u cilësuan si një mbështetje e votuesve ndaj reagimit që bëri qeveria për pandeminë.

Partia Demokratike e presidentit Moon Jae-in fitoi 163 ulëse nga 300 që janë në Asamblenë Kombëtare(Parlament). Partia motër, Partia Platforma (Platform Party) fitoi 17 ulëse dukë i dhënë qeverisë 180 ulëse në total.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA