Koronavirusi ka ndryshuar shumëçka në Milanon e goditur rëndë prej tij, po dashurinë? Një gazetar Italian shkruan për The Economist se ata që po shpresojnë të nisin një lidhje, duhet të kënaqen me flirtimin nga telefoni.

Fillimi i një bisede sa për të thyer akullin nuk është problem. Por ajo që mungon është ngrohtësia e një shtrëngimi duarsh, apo ndjenja elektrizuese e një puthjeje. Gjëja e mirë e izolimit është se të gjithë ndodhen në të njëjtën situatë, thotë ai. Italia ishte vendi i parë evropian që vendosi një karantinë mbarëkombëtare në përgjigje të pandemisë së koronavirusit, duke ndaluar që në fillim tubimet publike dhe duke mbyllur shkollat e universitetet në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Më fort nga sëmundja u godit pikërisht Lombardia. Milano, një qytet me 1.3 milionë banorë është në zemër të këtij rajoni. Takimet tani bëhen përmes “Skype”, por nuk është e njëjta gjë.

“Ky izolim nuk ka zbrazur vetëm rrugët e qytetit, por edhe ditët e njerëzve. Ata nuk janë mësuar me vetminë”, shprehet një banor, Giulio, i cili rrëfen gjithashtu se janë shtuar kërkesat për marrëdhënie intime online, e madje disa njerëz edhe i kanë shkelur kufizimet për tu takuar për këtë qëllim. Por ai vetë nuk preferon asnjërën nga këto. Karantina po i vendos përpara një sprove të madhe nga ana tjetër mjaft familje ekzistuese, Avokatët thonë se presin një rritje të numrit të divorceve kur izolimi të përfundojë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA