San Marino teston të gjithë popullatën pasi ka përqindjen më të lartë të vdekjeve pas Italisë

10/04/2020 17:02

Principata e San Marino ka nisur të testojë të gjithë popullatën e saj për koronavirusin e ri pasi po shënon një nga përqindjet e vdekjeve më të mëdha në botë.

Shteti i rrethuar nga Italia, epiqendra e virusit, ka të infektuar 1 në çdo 120 qytetarë. Deri tani nga sëmundja kanë vdekur 34 njerëz nga 308 raste të konfirmuara, çka llogaritet në më shumë se 11 përqind të rasteve, rreth tre herë më shumë se shifra mesatare botërore e OBSH.

Me një popullatë prej vetëm 33,344 banorësh, vendi ka një të infektuar në çdo 981 vetë.

Ai tashmë renditet i dyti për nga vdekshmëria, pas Italisë e cila ka shënuar 12.6 përqind.
Zyrtarët bëjnë shkaktarë për infeksionet faktin që vendi rrethohet nga Italia, e cila ka deri tani 17 000 vdekje nga virusi.
San Marino ka nisur izolimin më 1 mars, 10 ditë para Italisë.

Kreu shëndetësor Gabriele Rinaldi tha sot se çdo qytetar i vendit do të testohet dhe të infektuarit do të karantinohen. Megjithse është një nga shtet më të masura në botë principata po kërkon me dëshpërim maska e ventilues frymëmarrjeje.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA