Kreu britanik i sindikatës: Nëse Johnson vdes nga koronavirusi, do të bëj një ‘party’

09/04/2020 21:32

Zv. kreu i sindikatës britanike të hekurudhave ka shokuar sot duke thënë se do të mbajë një festë të madhe nëse kryemnsitri Boris Johnson vdes nga koronavirusi.

Madje Steve Hedley, simpatizant i vjetër laburist, refuzonte çdo kritikë nga konservatorët për komentin e tij, duke u thënë: “Shpresoj që i gjithë kabineti me bastardë konservatorë, të infektohen”.

Mediat vendase sulmonin Hedley, i cili ka një rrogë prej £100,000 në vit, për antagonizmin në situatë emergjence.
Presidentja e sindikatës, Michelle Rodgers dhe sekretari i përgjithshëm Mick Cash, thanë se postimi i tij në Facebook ishte i papranueshëm.

Gjithçka kishte ardhur pas disa replikash në Facebook kur Hedley ia ktheu një mikut të tij: “Nuk dua të të ofendoj por nëse Bojo (Boris Johnson) ngre këmbët nga dielli, do të mbaj një festë të madhe.’

Në vijim të debatit ai shkruante: “Mos hezito të më bësh ‘block’, dhe shpresoj që i gjithë kabineti i bastardëve konservtorë të sëmuren, për atë që ata i kanë bërë të varfërve dhe të dobtëve”.

Dikush komentoi më pas se ‘edhe Boris Johnson është një qenie njerëzore’.
Por Hedley ia ktheu mprehtë: ‘Hitleri, Mussolini e Franco, edhe ata ishin qenie njerëzore, të njëjtin argument do të përdorësh dhe për ta?

“Por besoj se nuk përfshihet Hitleri që ka vrarë miliona pasi Boris ka vrarë vetëm 130,000 vetë me politikat konservatore të shtrëngimit ekonomik. Unë nuk hedh lotë krokodili për njerëz që po vrasin klasën punëtore e që po vrasin mjekët e infermierët sepse nuk kanë veshje mbrojtëse në kohë epidemie, apo sepse nuk kanë ventilues për pacientët”.

FOTO GALERI
2/3
Ne foton me ish-kreun laburist Corbyn, Heldley komenton: Selfie e paturp me ‘shokun’ Corbyn

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA