Kroos: Ulja e pagave donacion për klubet, bamirësitë i bëjmë vetë

08/04/2020 18:00

Te Real Madridi po studiojnë mundësinë e uljes së pagave të skuadrës së parë në masën 12 deri 20%, por gjermani Toni Kroos nuk është dakord. Deklarata e tij e fundit ka nxitur polemika në Spanjë.  Mesfushori i “Los Blancos”, në një prononcim për podcastin SWR Sport, u shpreh:

“Mendoj se paga duhet të jepet e plotë dhe secili nga ne të bëjë atë që mendon me paratë që merr. Na kërkohet të ndihmojmë dhe ka shumë situata ku ndihma është e nevojshme. Ulja e pagës, për mendimin tim, është në dhuratë e padobishme, ose një donacion që i bëhet klubit.”  

Ky qëndrim i Toni Kroos ka shkaktuar zemërimin e opinionit public në Spanjë. Duke folur për krizën që ka goditur shumë skuadra, gjermani shtoi:

“Ka shumë klube që nuk kanë të ardhura të planifikuara. Do të varet edhe nga zgjatja e ndalesës së futbollit. Nëse kthehemi në fushë në maj, sigurisht që shoqëritë do t’i gjejnë zgjidhjet. Edhe diçka tjetër, nëse ndalesa do të zgjatë deri në dimër, mund ta imagjinoj se klubet do të jenë në vështirësi, dhe një pauzë kaq e gjatë do ta ndryshonte krejtësisht futbollin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA