
Gjermania voton Bundestagun e ri/ Rëndësia që kanë zgjedhjet e 23 shkurtit për të gjithë Europën
22/02 22:53
Republika Çeke raportoi të hënën për rritjen më të ulët të numrit të rasteve me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë tha se deri në mesnatën e së dielës, Çekia ka pasur 4,591 raste me koronavirus, që do të thotë 2.6 përqind më shumë se ditën paraprake. Kjo, sipas autoriteteve, është përqindja më e ulët e rritjes së numrit të rasteve që nga fillimi i marsit, kur Çekia ka raportuar rastet e para me koronavirus.
Ky vend ka kryer 85,014 teste deri më tash dhe synon të rrisë kapacitetin e testimit përtej 10,000 në ditë. Në Çeki, 96 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa 72 kanë vdekur.
Deri të dielën, 391 persona kanë qenë në spital – 84 prej tyre në gjendje serioze./REL
Top Channel